Nuk iu bind policisë për ndalim, përplasi disa mjete dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston 20 vjeçarin në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 09:32 21-11-2020 Nuk iu bind policisë për ndalim, përplasi disa mjete dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston 20 vjeçarin në Durrës Ilustruese

Ka marrë fund aventura e 20 vjeçarit Xh.V nga Durrësi, i cili nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalim dhe përplasi disa mjete të tjera, duke u larguar edhe nga vendi i aksidentit.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut, ndërsa 20 vjeçari akuzohet për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të policisë" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

“Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në lagjen nr.1, Durrës, i kan bërë shenjë për të ndaluar mjetit tip "Benz", me drejtues shtetasin Xh. V., i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë por është larguar duke dëmtuar dhe disa mjete të parkuara. Shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të policisë" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", i shtetasit Xh. V., 20 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hapi faqe me emrin ‘Rilindje’ dhe mblidhte para për tërmetin e 26 Nëntorit, në fund i merrte vetë, dënohet me 3 vite burg i riu mashtrues (EMRI)
Mbyllet Hani i Hotit dhe Muriqani, Policia njoftim TË RËNDËSISHËM: Ja kush mund të kalojë drejt Malit të Zi (URDHRI) »
Article Logic
Execution time: 0.013063907623291
array(1) { ["section"]=> string(126) "nuk-iu-bind-policise-per-ndalim-perplasi-disa-mjete-dhe-u-largua-nga-vendngjarja-policia-arreston-20-vjecarin-ne-durres-228568" }