Nuk iu bindën urdhrit, ndëshkohen me 100 mijë lekë 71 këmbësorë, bllokohen 34 mjete dhe gjobiten 24 biznese (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:13 28-03-2020 Nuk iu bindën urdhrit, ndëshkohen me 100 mijë lekë 71 këmbësorë, bllokohen 34 mjete dhe gjobiten 24 biznese (DETAJE) Policia gjobit qytetaret qe shkelin urdhrin

Vazhdon të shkelet urdhri për të mos qarkulluar në oraret e vendosura nga qeveria.

Policia e Shtetit ka njoftuar se janë ndëshkuar me 100 mijë lekë 71 persona që lëviznin në këmbë apo me biçikletë, si dhe janë bllokuar 34 mjete dhe u është hequr leja e drejtimit shoferëve.

Sipas njoftimit të policisë, janë dënuar me 1 milionë lekë të vjetra gjobë edhe 24 njësi tregtare që nuk kishin mbyllur aktivitetin e tyre në orarin e caktuar.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

(DETAJE)

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 71 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19".

Në të gjithë vendin janë konstatuar 24 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin na banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010024070739746
array(1) { ["section"]=> string(112) "nuk-iu-binden-urdhrit-ndeshkohen-me-100-mije-leke-71-kembesore-bllokohen-34-mjete-dhe-gjobiten-24-biznese-200397" }