“Nuk jam më me LSI, do kandidoj si pavarur”, personazhi i njohur bëhet gati për zgjedhjet e 2017

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:02 27-08-2016 “Nuk jam më me LSI, do kandidoj si pavarur”, personazhi i njohur bëhet gati për zgjedhjet e 2017

Në puntatën e sotme të emisionit “Thumb” në Top Channel i ftuar special në rubrikën e intervistës ka qenë Kastro Zizo. Këngëtari dhe moderatori ka zhvilluar një intervistë të sinqertë dhe pa komplekse si dhe vetë tipi që e karakterizon, duke treguar më shumë nga jeta e tij e përditshme si dhe planet e projektet në të cilat do ta shohim në vijim.

Gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu e kanë pyetur këngëtarin nëse vazhdon të jetë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Prej kohësh Kastro ka qenë i aktivizuar me këtë forcë politike por në “Thumb” ka pohuar se nuk është më pjesë e saj.

“Unë nuk vazhdoj me asnjë forcë politike. Vitin tjetër kandidoj si i pavarur në qarkun e Tiranës. Jam angazhuar për shumë vite me atë forcë politike dhe mbetem mik shumë i mirë i shumë ekponentëve që janë aty.”

Fatma dhe Aulona e kanë “thumbuar” më tepër rreth kandidaturës së pavarur që Kastro ka rrëfyer, duke marrë parasysh se duhet të sigurosh një vlerë  minimale prej 10 mijë votash.

“Unë jam shumë i bindur që i kam 10 mijë vota në qarkun e Tiranës  që besojnë tek unë. Ka një program që unë jam duke e përpiluar dita-ditës. Pjesë e këtij programi është dhe fushata e legalizimit të drogërave të lehta dhe besoj se i kam 10 mijë naçu në Tiranë që do të më përkrahin.”-ka shtuar Kastro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031531095504761
array(1) { ["section"]=> string(98) "nuk-jam-me-me-lsi-do-kandidoj-si-pavarur-personazhi-i-njohur-behet-gati-per-zgjedhjet-e-2017-51053" }