‘Nuk jam nënë e keqe’, 31-vjeçarja filmohet duke tërhequr zvarrë në rrugë djalin e saj 4-vjeçar

Publikuar tek: bota, më 16:13 26-10-2017 ‘Nuk jam nënë e keqe’, 31-vjeçarja filmohet duke tërhequr zvarrë në rrugë djalin e saj 4-vjeçar

Një video e postuar në rrjetin social Tëitter ditën e djeshme është bërë virale në të gjithë botën. Në video shfaqet një nënë duke tërhequr zvarrë  fëmijën e saj 4-vjeçar në qendrën e qytetit të Liverpulit.  Videoja e gruas duke tërhequr fëmijën me një litar u postua nga një dëshmimtar i tronditur. 

Nëna e djalit emri i të cilës nuk bëhët i ditur, ka reaguar duke kërkuar që të mos gjykohet nga njerëzit përpara se të mesojnë situatën ku ajo ndodhej. Ajo thotë se djali i saj vuan nga autizmi, ka kriza dhe hedh veten ne tokë.

“Ajo se cfarë jam duke bërë në këtë video është mënyra e vetme për ta lëvizur tim bir, ai gjithmonë e bën këtë dhe nuk më lejon ta prek apo ta  çoj lart.” shpjegon kështu nëna e djalit për të gjithë replikuesit. Gjithashtu ajo shton “ Njerëzit më shohin tashmë si një nënë të keqe, por unë nuk jam e tillë”.

“Njerëzit nuk e kuptojnë sa e vështirë është të kesh një fëmijë autik, sidomos kur ata janë të fortë. Ai më ka lënduar shumë herë më përpara, më ka thyer këmbën, por ai nuk e di që është duke më lënduar”.

“Njerëzit duhet të pyesin përpara se të gjykojnë” kështu e mbyll fjalën e saj nëna 31 vjeçare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk e paskemi ditur, këngëtari i njohur prej kohësh me zemër artificiale
Pamje shokuese, gruaja tërheq zvarrë fëmijën përgjatë trotuarit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0067780017852783
array(1) { ["section"]=> string(98) "nuk-jam-nene-e-keqe-31-vjecarja-filmohet-duke-terhequr-zvarre-ne-rruge-djalin-e-saj-4-vjecar-97316" }