'Nuk jam pishman që kam dalë kundër', Haradinaj flet për padinë që i bëri Rama: Ju qëndroj deklaratave të mia, ka dhe të tjera por ja kam kursy kombit

Publikuar tek: aktualitet, më 21:20 17-01-2020 'Nuk jam pishman që kam dalë kundër', Haradinaj flet për padinë që i bëri Rama: Ju qëndroj deklaratave të mia, ka dhe të tjera por ja kam kursy kombit Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj, duke folur mbrëmjen e sotme për padinë që homologu Edi Rama i bëri në Gjykatën e Prishtinës për shpifje, ka thënë se nuk është bërë pishman.

Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, Haradinaj ka thënë se kur ka dalë kundër idesë për ndarjen e Kosovës e ka ditur që do të përballej dhe me Ramën.

"Nuk jam pishman që kam dalë kundër. Kam mbrojt të drejtën e shqiptarëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në Ballkan. Jam i habitur me reagimin e tij. Ndarja e Kosovës ka qenë jashtëzakonisht e rrezikshme. Ne me ndarjen humbnim Trepçën, e cila e ka vlerën 10 miliardë euro. Epiqendra e ndarjes së Kosovës ishte Trepça. Unë kur kam hyrë kundër ndarjes së Kosovës, i kam pritur të gjigtha rreziqet. E kam ditur që do përballesha me Ramën. Mbasi e kam lexuar kush është Rama, nuk mërzitem", ka thënë Haradinaj.

Më tej, kryeministri i Kosovës ka theksuar se nuk e ka lexuar padinë e Ramës por e di që ajo është bazuar në deklaratat që ai ka bërë në publik, dhe sipas Ramush Haradinaj, ka pasur gjëra të tjera për të cilat ai mund të fliste por ka kursyer kombin.

"Nuk e kam lexuar shkresën e tij, por e di çfarë e ka shtyrë për ta shkruar. Të gjitha deklaratat e mia i di dhe ju qëndroj. Kam dhe më shumë por kam kursyer kombin", përfundon ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12823820114136
array(1) { ["section"]=> string(152) "nuk-jam-pishman-qe-kam-dale-kunder-haradinaj-flet-per-padine-qe-i-beri-rama-ju-qendroj-deklaratave-te-mia-ka-dhe-te-tjera-por-ja-kam-kursy-kombit-192394" }