Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë, dhe në to do të garojnë Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, mesa duket në një listë të përbashkët.
Ka shumë skeptikë që i gjykojnë me idenë se nuk janë fytyra të reja në politikë, por kanë më shumë se 20 vjet. Patozi tha se njerëzit karakterizohen nga idetë që kanë, dhe se eksperienca është e nevojshme.
Nga ana tjetër e pyetur nëse po ndihmohen nga ish-eksponentët e PD, Topalli reagoi dhe tha se ata janë vetë PD-ja.
Patozi: Ne nuk kemi dal për vete apo për familjet tona. Ne dalim sepse kemi ide, politika është idea, jo personi. Njerëzit ankohen se Patozi dhe Topalli janë të vjetër në politikë, nuk do sjellin gjë të re, por këta njerëz nuk ankohen për Sali Berishën që ka 30 vjet aty, apo për Ilir Metën që nuk e di se çfarë posti kërkon më nga politika.
Pyetje: A po ju ndihmon Ridvan Bode?
Patozi: Çdo njeri që ne kemi konsiderata për të është i mirëpritur të na ndihmojë.
Pyetje: Çfarë ndihme po ju japin konkretisht?
Patozi: Vetëm e thonë llafin e mirë diku, çfarë të japin kur ata vetë kanë dalë nga politika?
Pyetje: Pra le ta themi që ish-ët e PD po ju mbështesin?
Topalli: Ne nuk jemi ish-ët e PD, ne jemi PD-ja...
Xhafo: Jo nuk jeni PD-ja...
Topalli: Jemi, e keni shumë gabim.