“Nuk jemi në luftë, por nuk kemi kushte teknike në spitalet tona, qeveria Rama na la në këtë nivel”

Publikuar tek: politike, më 20:02 03-04-2020 “Nuk jemi në luftë, por nuk kemi kushte teknike në spitalet tona, qeveria Rama na la në këtë nivel” Ish-deputeti Tritan Shehu

Ish-deputeti Tritan Shehu iroznion masat e marra nga qeveria për përballimin e pandemisë së koronavirusit, në lidhje me menaxhimin e situatës në aspektin e shëndetësisë.

“Mos spekulloni, nuk jemi ne lufte, jemi vetem perballe nje epidemie! Nqs edhe para pak humbi jeten nje pacient tjeter, qe do te vazhdonte te jetonte pavaresisht semundjeve shoqeruese, kjo ndodhi nga nje infeksion viral, jo nga ndonje predhe. Ai i ndjere nqs u shtrua me vonese ne spital, kjo ndodhi sepse hallkat e sistemit shendetesor nuk funksionojne si duhet nga mjeku i familjes, jo sepse u bllokua diku nga “luftime” apo rruges nga “aviacioni” armik”, shkruan Shehu.

Më tej, duke ironizuar premtimin e qeverisë Rama për “shëndetësi falas”,  demokrati shkruan se nëse metodat e terapisë invazive nuk po japin efekt, nuk e kanë fajin metodat por kushtet jobashkëkohore të reparteve të reanimacionit.

“Nqs shifrat e vdekshmerise sone jane me te lartat edhe ne rajon, nqs metodat invazive te terapise intensive nuk po japin rezultate si kudo, ketu nuk mund te akuzohen ato metoda, por kushtet jo bashkekohore teknike te reparteve tona te reanimacionit, gje qe nuk e ka shkaktuar ndonje sabotim i “komandove” armike, por lenia ne kete nivel e sistemit tone nen divizen “shendetesi falas”.

Nqs ne vazhdojme te mos realizojme test, test, test, kjo nuk vjen se laboratoret tane jane bere “kolaboracioniste”, por sepse nuk duam ta realizojme kete”, vijon Tritan Shehu.

“Pra mos te fshihemi mbas termave spekulative si “lufte”, kasapane, bomba etj, qe vetem ndotin ambjentin, nuk ka asgje te tille e nuk do te kete se njerezimi disa here eshte perballuar me epidemi e ka fituar edhe kur nuk kishte dijet, mjetet e mundesite e sotme.

Ka vetem nje ballafaqim me nje epidemi ku ne e Rajoni jemi sot ne nje “faze te bute”, qe vertet eshte nje prove per cdo shtet e sistemet shendetesore, ballafaqim qe duhet perballur me realizem, strategji, transparence e vendosmeri, me sa me pak humbje njerezore e ekonomike, e jo duke kerkuar te fshehesh pergjegjesite e mos pregatitjeve e mungesen e vizionit mbas “luftrave” a “gjemave” imagjinare.

Kjo sjellje jashte realitetit vetem shton rreziqet e pasojat negative”, përmbyll shkrimin e tij ish-deputeti i PD Tritan Shehu.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009099006652832
array(1) { ["section"]=> string(102) "nuk-jemi-ne-lufte-por-nuk-kemi-kushte-teknike-ne-spitalet-tona-qeveria-rama-na-la-ne-kete-nivel-201245" }