“Nuk jeni vetëm” është fushata që kërkon t’i vijë në ndihmë fëmijëve të gruas së dhunuar sot në Vlorë pas publikimit të videos që tronditi gjithkënd.
Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që japin kontributin e tyre në veshje, lodra, libra, orendi shtëpiake apo çdo ndihmë tjetër për djemtë 2 dhe 11 vjeç dhe vajzën 6 vjeçe. Dhurimet bëhen pranë ambjentit të Bambi Bar ( Komuna e Parisit, Kompleksi Kika 2), çdo ditë nga sot deri në dt.25 Qershor.