Nuk ju bind urdhrit të policisë, arrestohet shoferi i dehur (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:55 17-03-2017 Nuk ju bind urdhrit të policisë, arrestohet shoferi i dehur (EMRI)

Nuk u ndalon shërbimeve të policisë, por pasi kapet rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Policia e Fierit arrestoi Ardian Kullën, 35 vjeç, banues në lagjen "Liri Gero".

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë natës, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 646 LM, nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë në vendin e quajtur "Vija e Ngjalës". Pas ndjekjes dhe kapjes nga shërbimet e policisë, rezultoi se shtetasi Ardian Kulla, drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik". 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja si do të variojnë temperaturat
Biznesmeni tregon tmerrin: “Shullazi” më kanosi me jetë, më kërkonte… »
Article Logic
Execution time: 0.010010957717896
array(1) { ["section"]=> string(69) "nuk-ju-bind-urdhrit-te-policise-arrestohet-shoferi-i-dehur-emri-72198" }