“Nuk ju ndjek më se ju sjell ters”, De Biasi rrëfen bisedën me Ramën pas humbjes me Serbinë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:21 17-10-2015 “Nuk ju ndjek më se ju sjell ters”, De Biasi rrëfen bisedën me Ramën pas humbjes me Serbinë

Gianni De Biasi ka rrëfyer në një intervistë dhënë për median italiane “Mondo Futbol”, bisedën që ka zhvilluar me kryeministrin Rama pas humbjes me Serbinë në Elbasan Arena.

Trajneri i kombëtares e ka cilësuar Ramën si një tifoz të zjarrtë ndërsa ka shprehur vlerësimin e tij maksimal sa i takon fjalimit të mbajtur nga kryeministri gjatë ceremonisë së dekorimit me titullin “Honoris Causa” që iu dha trajnerit.

“Mendoj se as ne nuk e kemi kuptuar mirë atë që kemi bërë. Duke u kthyer nga Armenia, ndërsa po i afroheshim sheshit ku na prisnin duke festuar, në autobus isha ulur pranë Kryeministrit Edi Rama. Nga dritarja shikoja një turmë të jashtëzakonshme, nuk kisha parë kurrë kaq shumë njerëz. U ktheva nga Rama dhe i thashë: “Edi, çfarë kemi bërë?” Sipas meje kjo ishte një sipërmarrje e madhe, sepse gjeneron një shpresë, që shqiptarët e kishin humbur. Është një mënyrë për të thënë se gjithçka është e mundur, që gjërat mund të ndryshojnë, mjafton të lëvizësh vendit e të vësh në punë talentet. Ndoshta në Shqipëri njerëzit kuptuan se kjo mundësi ekziston për të gjithë. Ndoshta për këtë e kemi ndryshuar historinë”, thotë De Biasi në intervistë.

Gazetari: Meqë jemi te Kryeministri Rama. Para disa ditësh, ai përdori një fjalim madhështor për t’ju falënderuar…

“Ai pati mbajtur një fjalim fantastik edhe kur unë mora titullin “Honoris Causa”. Ai është tifozi ynë më i madh dhe fjalët e tij nuk janë ato të një politikani, apo të një oratori të zotë, që lexon atë që i është shkruar. Ai flet nga zemra. Mendoni, pas barazimit me Danimarkën dhe mundjes nga Portugalia e Serbia, më tha se nuk do të na ndiqte më, sepse kishte frikë se mund të na sillte ters”, rrëfen De Biasi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto-Lajm: Tashmë edhe maunet parkojnë në trotuar, shikoni se ku kalon kjo kalimtare
Ëndrra e Emiljanos bëhet realitet: Një krevat elektrik 4 mijë euro. Zbuloni dhuruesin »
Article Logic
Execution time: 0.011659145355225
array(1) { ["section"]=> string(94) "nuk-ju-ndjek-me-se-ju-sjell-ters-de-biasi-rrefen-biseden-me-ramen-pas-humbjes-me-serbine-23362" }