‘Nuk ka BE pa njohur më parë Kosovën’, Vuçiç nervozohet me ‘porositë’ e të dërguarit të SHBA: Po kërkojnë vetëm nga Serbia

Publikuar tek: rajon, më 21:21 02-11-2019 ‘Nuk ka BE pa njohur më parë Kosovën’, Vuçiç nervozohet me ‘porositë’ e të dërguarit të SHBA: Po kërkojnë vetëm nga Serbia FotoArkive: I derguari i SHBA per Ballkanin Mathew Palmer - Presidenti serb Aleksander Vucic

Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duket se është nervozuar nga deklarata e të dërguarit të SHBA Mathew Palmer, dje në Prishtinë. Palmer i ka bërë të qartë Beogradit se pa e njohur Kosovën nuk do të ketë anëtarësim në BE për Serbinë.

Në një deklaratë për mediat serbe, Vuçiç ka thënë se Palmer përmend vetëm detyrimet që ka Serbia ndaj Kosovës dhe asnjëherë ato të Kosovës ndaj Serbisë.

“Serbia është e gatshme të negociojë dhe të arrijë zgjidhje kompromentuese për Kosovën, por kurrë nuk do të pajtohet me poshtërimin.

Nëse gjithçka është ashtu siç tha Matthew Palmer dje në Kosovë, ku unë kam pritur që ai të kërkojë uljen e pritshmërive nga autoritetet e Prishtinës dhe që do t’ju thoshte se duhet kompromis e gjë që nuk ndodhi atëherë pyetem se për cka ne duhet të bisedojmë”, ka thënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033710956573486
array(1) { ["section"]=> string(123) "nuk-ka-be-pa-njohur-me-pare-kosoven-vucic-nervozohet-me-porosite-e-te-derguarit-te-shba-po-kerkojne-vetem-nga-serbia-184499" }