'Nuk ka ditë të mos i mendoj familjet që janë në çadra, sidomos tani që...', Rama për rindërtimin: Krizën ta transformojmë në mundësi

Publikuar tek: politike, më 12:06 07-07-2020 'Nuk ka ditë të mos i mendoj familjet që janë në çadra, sidomos tani që...', Rama për rindërtimin: Krizën ta transformojmë në mundësi Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për rindërtimet që do të bëhen në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Ai është shprehur se këtë krizë mund ta kthejmë në mundësi ku t'i japim familjeve të prekura nga tërmeti një shtëpi më të re dhe më të sigurt.

Gjithashtu ai ka thënë se çdo ditë mendon për familjet që po jetojnë në çadra, sidomos tani që janë rritur temperaturat.

Jemi mbledhur për një projekt shumë ambicioz, më shumë se një projekt rindërtimi është një vizion për Tiranën e gjeneratës tjetër. Është një vizion për jetën komunitare dhe cilësinë e jetës së familjes në kushte kur një fatkeqësi krijoi një boshllëk të madh por edhe një mundësi të madhe. Kriza është edhe mundësi, dhe për ata që kanë pasionin dhe vullnetin për të rezistuar, transformimi i krizave në mundësi është një rrugë e vetme. Krizën e 26 nëntorit të shkuar po e kthejmë në një mundësi të madhe për familjet e prekura dhe për zonat që u prekën.

Nëse shohim projektet, realizimi i tyre do të sjellë transformime të rëndësishme, që do të çojë në një shërim urban. Siç do të bëhet me Laçin, ku sot ne jemi gati për të nisur punë dhe për t'i dhënë asaj zone një impuls të ri duke patur parasysh faktin që ajo zonë ka një bekim për shkak të pikës së pelegrinazhit që kalojnë çdo vit mbi 1 milion vizitorë.

Në të gjitha zonat e prekura kemi një mundësi të madhe të bëjmë një transformim historik. Të gjithë ata që humbën shtëpitë do të hyjnë në shtëpi të reja dhe më të bukura e më të forta, të rrethuar jo nga xhungla ndërtimesh kuturu. Nuk ka ditë që të mos mendoj që në shtëpitë tona është rritur temperatura, ka familje që janë në çadra.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010601997375488
array(1) { ["section"]=> string(132) "nuk-ka-dite-te-mos-i-mendoj-familjet-qe-jane-ne-cadra-sidomos-tani-qe-rama-per-rindertimin-krizen-ta-transformojme-ne-mundesi-213110" }