Nuk ka lajme të mira nga BE: Vaksinat anti-COVID nuk do të mjaftojnë për të gjithë Europën deri në…

Publikuar tek: bota, më 17:30 27-10-2020 Nuk ka lajme të mira nga BE: Vaksinat anti-COVID nuk do të mjaftojnë për të gjithë Europën deri në… Ilustruese

Jo të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian do ta kenë mundësinë të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19 nëse ajo do të zbulohet, të paktën deri në vitin 2022.

Qeveritë e vendeve të BE ishin të ndara në qëndrime pas një takimi të mbajtur ditët e fundit, ndërkohë që BE me një popullsi rreth 450 milionë banorë ka siguruar më shumë se 1 miliard doza vaksinash potenciale nga 3 prodhues të ndryshëm.

Duke patur parasysh se të gjitha vendet po përpiqen të sigurojnë sa më shumë doza, ekspertët e BE paralajmërojnë se jo të gjithë do ta kenë mundësinë të vaksinohen dhe jo të gjitha vaksinat do të jenë efektive.

“Nuk do të ketë doza të mjaftueshme të vaksinave COVID-19 për të gjithë popullsinë para fundit të 2021”, tha një zyrtar i Komisionit Evropian diplomatëve të shteteve të BE në një takim me dyer të mbyllura të hënën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas shumë polemikave SHBA zgjedh Kryegjyqtaren e Gjykatës Supreme, betohet Amy Coney Barrett, Trump me një ‘armë’ më shumë në zgjedhje
Tjetër REKORD/ Britania regjistron numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19 që nga maji, mijëra raste të reja infektimi »
Article Logic
Execution time: 0.020732164382935
array(1) { ["section"]=> string(104) "nuk-ka-lajme-te-mira-nga-be-vaksinat-anti-covid-nuk-do-te-mjaftojne-per-te-gjithe-europen-deri-ne-225386" }