Nuk është arritur asnjë marrëveshje me Kishën Ortodokse nga qeveria shqiptare dhe inspektorët e IKMT-së kanë nisur të pastrojnë nga kangjellat oborrin e Kishës.
Kisha Orthodokse e ka kundërshtuar heqjen e rrethimit pasi, sipas përfaqësueseve të saj nuk ka garanci dhe mbrojtje sikurse duhet për një objekt kulti.
Tashmë, në uniformë me të gjitha institucionet e vendit, ku do mungojnë kangjellat, edhe Kisha Ortodokse nuk do mbajë më të tilla. Kohë më parë Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, nuk ka kursyer as Partinë Socialiste, në afërsi të Kishës.
Ditë më parë fadromat ndaluan në kopshtin pas selisë së PS, në sheshin ‘’Austria’’, ku prishën të gjitha rrethimet. Madje disa pronarë baresh nisën t’I hiqnin vetë gjërat më kryesore.