Vijojnë lëvizjet dhe ndryshimet pas marrëveshjes Rama-Basha.
Këtë mëngjes, u mor vendimi për lirimin nga detyra edhe të 5 zv.ministrave që u zëvendësuan me 5 zv.ministra të rinj.
Sakaq, emërohen edhe 7 prefektë të rinj në qarqe.
Kështu:
Admir Abrija emërohet Prefekt i Tiranës
Pandi Papando emërohet Prefekt i Korçës
Vasil Bregu emërohet Prefekt i Fierit
Ardit Demiri emërohet Prefekt i Elbasanit
Emiljan Jani emërohet Prefekt i Durrësit
Ardit Kaja emërohet Prefekt i Dibrës
Valbona Zylyftari emërohet Prefekt i Beratit