Nuk ka paqe në Britaninë e Madhe, sot GJYKATA SUPREME nis procesin për ndërprerjen e Parlamentit deri në 14 tetor (VENDIMI TË ENJTEN)

Publikuar tek: bota, më 11:10 17-09-2019 Nuk ka paqe në Britaninë e Madhe, sot GJYKATA SUPREME nis procesin për ndërprerjen e Parlamentit deri në 14 tetor (VENDIMI TË ENJTEN) Anëtarët e Gjykatës Supreme ne Britanine e Madhe

Britania nuk po gjen paqe. Sot Gjykata e Lartë do të mblidhet për të vendosur nëse ka të drejtë kryeministri Boris Johnson të ndalojë punimet e parlamentit, një vendim që tashmë e ka bërë të ditur, me një procedurë pesë javësh, deri në 14 tetor.

Boris Johnson citohet nga BBC të ketë thënë se do të presë dhe do të shohë se cdo të vendosin gjyqtarët, përpara se të shprehet për rimbledhjen e parlamentit.

Gjykata Supreme do të ketë dy seanca pas të cilave do të vedoset nëse kryeministri ka reguar në bazë të ligjit duke ndërprerë parlamentin për pesë javë.

Gjykata e Edinburgut ka folur më herët duke thënë se ndërprerja e parlamentit është joligjore ndërkohë që Gjykata e Lartë e Londrës tha se kjo nuk ishte një cështje gjykatash.

Të hënën kryeministri vizitoi Luksemburgun për bisedimet e Brexit, por BE thotë se nuk ka akoma propozime konkrete. Johnson refuzoi konferencën për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel, duke akuzuar për zhurmën e protestuesve, por zoti Bettel kritikoi qasjen e Johnson për Brexit.

Të martën Gjykata Supreme filloi në 10.30 dhe do të zgjasë deri të enjten. Ndërprerja e parlamentit ndodhi para një jave.

Parlamentarët nuk do të rikthehen deri në 14 tetor, kur do të ketë një fjalim t Mbretëreshës duke nenvizuar planet legjislative të Johnson. Britania e Madhe parashikohet të lërë BE në 31 tetor. Partitë opozitare kanë bërë thirrje për rimbledhjen e parlamentit. Duke folur për BBC Johsnon tha se ai ka shumë respect për gjysqësorin dhe se pavarësia e tij është një ndër krenaritë më të mëdha të Britanisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071990489959717
array(1) { ["section"]=> string(137) "nuk-ka-paqe-ne-britanine-e-madhe-sot-gjykata-supreme-nis-procesin-per-nderprerjen-e-parlamentit-deri-ne-14-tetor-vendimi-te-enjten-178742" }