‘Nuk ka punë Rama të japë çelësa’, Basha: Kur isha unë ministër nga përmbytja në Shkodër nuk pati asnjë të vdekur

Publikuar tek: politike, më 21:34 30-11-2020 ‘Nuk ka punë Rama të japë çelësa’, Basha: Kur isha unë ministër nga përmbytja në Shkodër nuk pati asnjë të vdekur Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se dhënia e çelësave të shtëpive të reja nga kryeministri Edi Rama është vetëm propagandë dhe asgjë tjetër.

Ai tha në emisionin “Log” se kjo është puna e bamirësve, ndërsa kryeministri duhet të japë përgjigje se pse nuk janë mbajtur premtimet.

Ndërkohë Basha u shpreh se ka përvojë me administrimin e krizave kombëtare, pasi kur ai ishte ministër, në përmbytjen e Shkodrës nuk pati asnjë viktimë.

“Nuk është puna e Edi Ramës të japë çelësa, çelësat duhet t’i japë Zoti Naçi apo zoti Halil Kastrati. Kjo nuk është puna e tij ai duhet të japë përgjigje se pse nuk janë mbajtur premtimet. Nuk e ka pasur prioritet të ndihmojë njerëzit.

Ju garantoj një gjë, që këtë do ta konsiderojmë një problem katastrofe kombëtare dhe si e tillë do të kërkojë masa të shpejta. Brenda muajit të parë nuk do të ketë familje në çadra. Kam një përvojë me administrim krizash kombëtare me bilanc 0 të vdekur, në përmbytjen në Shkodër. Sot qeveria i ka mundësitë që brenda 4 javëve t’i fusë të gjitha familjet në kontenierë. Disbursimi i menjëhershëm i parave ndaj familjeve që mund t’i ndërtojnë vetë, këtë do të bëja”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidate e 'Nismës Thurje' në zgjedhjet e 25 prillit, Rudina Hajdari: Erdhi natyrshëm, lufta ndaj oligarkisë politike na bëri ekip
Meta bën akuzën e fortë: Diplomatët që i mbanin iso Ramës, kanë ndihmuar në pengimin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese »
Article Logic
Execution time: 0.0092251300811768
array(1) { ["section"]=> string(116) "nuk-ka-pune-rama-te-jape-celesa-basha-kur-isha-une-minister-nga-permbytja-ne-shkoder-nuk-pati-asnje-te-vdekur-229703" }