‘Nuk ka të blerë o Metë ziu’, Spartak Ngjela sulmon presidentin: I trembur po kërcënon se do bëjë gjëmën me paratë që iu ka grabitur shqiptarëve, paguhet nga rusia dhe…

Publikuar tek: politike, më 17:41 31-10-2020 ‘Nuk ka të blerë o Metë ziu’, Spartak Ngjela sulmon presidentin: I trembur po kërcënon se do bëjë gjëmën me paratë që iu ka grabitur shqiptarëve, paguhet nga rusia dhe… Spartak Ngjela - Ilir Meta

Avokati Spartak Ngjela me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sulmuar ashpër presidentin Ilir Meta, duke e quajtur të paguar nga fqinjët dhe nga Rusia për destabilizimin e vendit.‘Nuk ka të blerë o Metë ziu’, spartak Ngjela akuza sulmon presidentin: I trembur po kërcënon se do bëjë gjëmën me paratë që iu ka grabitur shqiptarëve, paguhet nga rusia dhe…

Sipas tij, Meta është i trembur dhe po kërcënon se do na bëjë gjëmën me paratë që iu ka grabitur shqiptarëve, ndërsa shton se presidenti është i disekuilibruar sepse e kap procesi penal për korrupsion.

Postimi i plotë:

Në Tiranë, një president i trembur po na kërcënohet se do të bëjë gjëmën, me paratë që iu ka grabitur shqiptarëve, kurse...

l.

Në këto ditë, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, deklaroi: "Europa i ka një borxh shtetit shqiptar, të cilin e krijoi të cunguar. Ky është i vetmi shtet në Evropë që rrethohet në të gjithë kufirin e vet me banorë që flasin të njëjtën gjuhë. Duhet të bashkohen të gjitha territoret shqipfolëse, duke krijuar shtetin kombëtar shqiptar, ku të jenë përfshirë tërësisht territoret shqipfolëse…"

Më hapur se kaq nuk ka folur asnjë personalitet tjetër.

Po politika e lartë shqiptare, çfarë thotë? Asgjë, sepse 60 përqind e asaj politike, e korruptuar, paguhet nga fqinjët dhe Rusia, me motivin: të shkatërrohet Shqipëria! Dhe, Meta, njëri prej tyre po kërkon destabilitetin e Shqipërisë. Njëlloj si Beogradi dhe Moska

Prandaj, nuk është çudi që, edhe presidenti revolucionar, Ilir Meta, me thirrjet e tij për kryengritje popullore, te fqinjët dhe Moska duket se e ka shpresën. Sepse, edhe Çadra - Berisha Basha - para tre vjetësh, atje e kishte shpresën.

Por, a e patë sesi e lanë ata Çadrën e forcës dhe hynë si pula të lagura në Parlament?!!

Kujtohe këtë fakt Meta, se të bën mirë...

ll.

Një i tillë është edhe Ilir Meta, i cili thotë se e kam popullin me vete. Është për të qeshur, për ne, por është për të qarë për historinë e Shqipërisë. Si ka mundësi që këtë shtet, në njëqind vjet, e kanë drejtuar hajdutë dhe të shitur te fqinjët, pushtues të territoreve shqiptarë!!!

E pra, e shihni presidentin aktual të Shqipërisë që na thotë se do të bëjë revoltë të gjerë popullore?!

Në këto çaste historike për Shqipërinë, ai është i disekuilibruar, sepse e kap procesi penal për korrupsion. Kjo është e vërteta, por tani, ai po mendon që, me paratë e grabitura nga shqiptarët, të paguajë shqiptarët e varfër dhe, me ta, të destsbilizojë Shqipërinë.

Por, ai sheh edhe nga fqinjët që përmendi Merkeli, se ata janë rrotull Shqipërisë nëpër territore shqiptarësh, dhe kishin ardhur edhe te Çadra e Bashës.

lll.

Pra, tani po pritet revolucion popullor...

Si nuk kuptuan do gjë këta të korruptuar!!!

Po ku ka të blerë, o Metë ziu, që të bëjnë revolucion! Ti do ta bësh revolucionin, o derëzi e punëzi! meqë do të paguash "përkrahës" të blerë! Komedi kjo. Por në Shqipëri sot nuk ka shkrimtarë humori që ta shkruajnë.

Ore president mavria: e pe Lulzim Bashën ti se si i mblodhi molotovët në shesh para kryeministrisë? Se edhe ai shpresën andej nga shpreson ti e kishte.

Po ti, o i mjeri President! ende nuk e di përse Lulzimi ua mblodhi simpatizantëve të tij molotivët që ua kishte dhënë vetë, ne revoltën e tij të fundit?

Ja kjo është historia e kësaj kohe që po kërkohet të sundohet nga Meta me "forcën e popullit". Po ku do ta gjejnë popullin Meta, do ta importojë nga jashtë?

E pra, ky president që quhet Meta, ku e ka ushtrinë, në Skrapar? Se kështu po na thotë: "Unë jam nga Skrapari "

Në Tiranë, mbrëmë, po qeshnin në tavolina baresh, kur e lexonin këtë si lajm nëpër telefonë.

Kurse, dy ekspertë ngujimesh, më thanë që kjo tregon se, Meta, do të ngujohet në Skrapar. Dhe qeshnin, se e kuptonin që do të ishte një komedi për shqiptarët, por një tragjedi për revolucionarin Meta.

Kurse Homeri e ka thënë shumë bukur te Iliada, përafërsisht kështu: Ku shkon, o i mjerë, pse po rend me vrap drejt hiçit?!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KQZ nuk humb kohë dhe bie në konsensus, miratohen rregullat për identifikim biometrik
A ju erdhi keq që ju s’kualifikuan nga listat për deputetë? Salianji: Unë nuk i vë zjarrin... »
Article Logic
Execution time: 0.014860868453979
array(1) { ["section"]=> string(169) "nuk-ka-te-blere-o-mete-ziu-spartak-ngjela-sulmon-presidentin-i-trembur-po-kercenon-se-do-beje-gjemen-me-parate-qe-iu-ka-grabitur-shqiptareve-paguhet-nga-rusia-dhe-225941" }