Nuk kaloi dot vettingun, KPK shkarkon prokurorin e Apelit të Vlorës, nuk justifikoi pasurinë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:05 19-01-2021 Nuk kaloi dot vettingun, KPK shkarkon prokurorin e Apelit të Vlorës, nuk justifikoi pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkon nga detyra prokurorin i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj.

Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut për prokurorin Haxhiraj kryesohet nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Suela Zhegun.

Bëhet me dije se gjatë senacës për vendimin ka qenë i pranishëm vetëm avokati i tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë prokurorin, pasi ka konstatuar probleme me pasurinë.

Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës. Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicicionin e drejtuesit. Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbërrijnë makineritë dhe vendosen shtyllat e energjisë elektrike për kantierin, nis puna për spitalin e ri në Fier
Laboratori i Shkodrës jepet me koncesion, shkarkohen 25 punonjës? Drejtori: E pavërtetë! Do privatizohet por punëtorët do mbeten »
Article Logic
Execution time: 0.012621879577637
array(1) { ["section"]=> string(97) "nuk-kaloi-dot-vettingun-kpk-shkarkon-prokurorin-i-apelit-te-vlores-nuk-justifikoi-pasurine-235546" }