‘Nuk kanë nevojë për batuta, po për bukë’, Bozdo akuza Ramës: Rafineria e Ballshit u mbyll nga investitorët ‘seriozë’ që solle ti

Publikuar tek: aktualitet, më 19:09 29-10-2020 ‘Nuk kanë nevojë për batuta, po për bukë’, Bozdo akuza Ramës: Rafineria e Ballshit u mbyll nga investitorët ‘seriozë’ që solle ti Eno Bozdo

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo i është përgjigjur menjëherë kryeministrit Edi Rama lidhur me Rafinerinë e Naftës në Ballsh.  

Në një reagim të tij në “Facebook”, akuzoi Ramës se është bashkëpunëtor me investirorët që ‘erdhi, pa dhe fitoi’ dhe se ai duhet t’i shlyejë pagat një në një, pasi nuk kanë nevojë për batuta, por për bukë për familjet e tyre.

Statusi i plotë i Bozdo:

Meqënëse Edi Rama më përmendi sot emrin: Punëtorët e Rafinerisë janë në grevë sepse investitori serioz i Edi Ramës ia mbathi me dhjetëra milionë euro fitim, pa paguar punëtorët dhe as detyrimet ndaj qeverisë së Edi Ramës. Ia mbathi në mes të ditës, pa i hyrë gjëmb në këmbë. Këtë skemë e bëri jo vetëm një herë, por 3 herë.

Fitoi qindra milionë euro, pa dhënë rroga dhe detyrime. Investitori serioz i Edi Ramës, regjistroi 3 herë kompani offshore, sigurisht "pa dijeninë" e Edi Ramës. Dhe po tre herë përsëriti të njëjtën skemë: erdhi, pa dhe fitoi. Bashkë me të fitoi Edi Rama dhe ministrat e tij.

Humbën ata që nën këtë qeveri, humbin gjithmonë: njerëzit e varfër dhe punëtorët e pamundur. Punëtorët aty duan zgjidhje. Duan paratë që u takojnë për punën e tyre të ndershme. Nuk kanë nevojë për batuta, po për bukë për familjet e tyre. Zgjidhja është ajo që Lulzim Basha ka ofruar: 8 milionë euro paga të padhëna dhe ndjekje penale për investitorin serioz të Edi Ramës!


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E BUJSHME/ Paralajmërimi i Fiks Fare: Zbulohen DOKUMENTET, denoncojmë MINISTRIN që fitoi tenderin 5 milionë euro me kompaninë e tij
Pallati përfshihet nga flakët në Durrës, shkak bëhet aspiratori »
Article Logic
Execution time: 0.010390996932983
array(1) { ["section"]=> string(129) "nuk-kane-nevoje-per-batuta-po-per-buke-bozdo-akuza-rames-rafineria-e-ballshit-u-mbyll-nga-investitoret-serioze-qe-solle-ti-225697" }