Nuk kanë të ndalur plagjiaturat, zv.ministri i Ramës me doktoraturë të kopjuar

Publikuar tek: politike, më 19:19 24-05-2019 Nuk kanë të ndalur plagjiaturat, zv.ministri i Ramës me doktoraturë të kopjuar Foto ilustruese

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja është denoncuar se ka doktoraturë të kopjuar.

Studiuesi Vladimir Kola ka denoncuar pak më parë se zv.ministri Bejtja në tezën e tij të Doktoraturës me titull 'Marketingu selektiv për kërkesë turistike selektive për hapësira turistike të pandotura' e mbrojtur në vitin 2014, pranë Universitetit 'Aleksandёr Moisu' Durrёs, me udhëheqës Prof. Bardhyl Çeku ka materiale të pacituara të marra nga libri i një studiuesi të huaj.

Kola rendit gjithë literaturën e kopjuar nga zv.ministri Ilir Bejtja, e cila në pjesën më të madhe është kopjuar pa u cituar nga libri 'Marketing in Travel and Tourism' i autorëve Victor T. C. Middleton me Jackie Clarke, prodhim i vitit 2001.

Zbulimi i doktoraturës së zv.ministrit Ilir Bejtja nga studiuesi Vladimir Kola:

NDËRKOHË QË MINISTRIA “PO VENDOS NË FUNKSION” SOFTËARE PËR KONTROLLIN E PLAGJIATURËS, EDHE ZËVENDËSMINISTRI BEJTJA DOKTORATURË ME PLAGJIATURË

Zbulimi dhe analiza e plagjiaturës së Tezës së Doktoraturës me titull “Marketingu selektiv për kërkesë turistike selektive për hapësira turistike të pandotura” e mbrojtur nga Ilir Bejtja në vitin 2014, pranë Universitetit “Aleksandёr Moisu” Durrёs, me udhëheqës Prof. Bardhyl Çeku.


  1. Faqet 67-73 të Tezës, duke përjashtuar ca paragrafë, janë kopjuar nga libri “Marketing in Travel and Tourism”, me autorë Victor T. C. Middleton me Jackie Clarke, 2001

http://tourism.hbu.edu.vn/…/Marketing%20in%20Travel%20and%2…

Për kopjimet në faqet në fjalë, burimi origjinal nuk është referuar në tekst në kllapa apo në fusnotë, as nuk është cituar, por është vendosur te literatura e konsultuar, në fund të Tezës.


  1. Në faqet 83-88 të Tezës, janë kopjuar 15 paragrafë nga libri “Marketing in Travel and Tourism”, me autorë Victor T. C. Middleton me Jackie Clarke, 2001

http://tourism.hbu.edu.vn/…/Marketing%20in%20Travel%20and%2…

Për kopjimet në faqet në fjalë, burimi origjinal nuk është referuar në tekst në kllapa apo në fusnotë, as nuk është cituar, por është vendosur te literatura e konsultuar, në fund të Tezës.


  1. Në faqet 77-78 të Tezës, janë kopjuar 4 paragrafë nga libri “Marketing in Travel and Tourism”, me autorë Victor T. C. Middleton me Jackie Clarke, 2001

http://tourism.hbu.edu.vn/…/Marketing%20in%20Travel%20and%2…

Për kopjimet në faqet në fjalë, burimi origjinal nuk është referuar në tekst në kllapa apo në fusnotë, as nuk është cituar, por është vendosur te literatura e konsultuar, në fund të Tezës.


  1. Në faqet 75-76 të Tezës, janë kopjuar 2 paragrafë nga libri “Marketing in Travel and Tourism”, me autorë Victor T. C. Middleton me Jackie Clarke, 2001

http://tourism.hbu.edu.vn/…/Marketing%20in%20Travel%20and%2…

Për kopjimet në faqet në fjalë, burimi origjinal nuk është referuar në tekst në kllapa apo në fusnotë, as nuk është cituar, por është vendosur te literatura e konsultuar, në fund të Tezës.


  1. Duhet vënë në dukje se në Tezën në fjalë, libri “Marketing in Travel and Tourism”, me autorë Victor T. C. Middleton me Jackie Clarke, 2001, është referuar dy herë dhe është përmendur një herë. Për më tepër lexoni shpjegimin në vijim.

Në Tezën në fjalë, te faqet 74-75 gjendet tabelë, e marrë nga libri “Marketing in Travel and Tourism”, 2001, e cila është referuar në fusnotë, kështu që faqja 74 dhe gjysma e parë faqes 75 janë konsideruar të referuara, edhe pse në Tezë nuk është kopjuar vetëm tabela e referuar, por është kopjuar edhe tekst, i cili nuk është referuar apo cituar.

Në Tezën në fjalë, faqja 80, 81 dhe gjysma e parë e faqes 82 lidhen me një referim qe është vendosur ne fusnotë për diagramin (skicën) në faqen 81 “Marketing in Travel and Tourism”, 2001, kështu që faqet në fjalë janë konsideruar si të referuara edhe pse në faqet në fjalë, nuk është kopjuar vetëm diagrami i referuar, por janë kopjuar edhe disa paragrafë të cilët nuk janë referuar apo cituar.

Gjithashtu, në faqen 76 përmendet studimi i autorëve Middleton dhe Clarke (2001), kështu që faqja 76 dhe pjesa e parë e faqes 77, e cila lidhet direkt me arsyetimin e referuar, janë të referuara.


  1. Përtej mungesës së referimit apo citimit, për faqet që përmendëm më sipër, duhet të kemi parasysh se nga libri “Marketing in Travel and Tourism”, me autorë Victor T. C. Middleton me Jackie Clarke, 2001 nuk është kopjuar vetëm teksti, por janë kopjuar edhe disa referenca të cilat kanë qenë të gatshme në tekstin origjinal në gjuhën angleze dhe si pasojë janë kopjuar bashkë me tekstin.

Në lidhje me kopjimin e referencave në Tezë nga libri në gjuhën angleze, po jap një shembull interesant. Duke referuar dhe cituar një studim të vitit 1973, Victor T. C. Middleton me Jackie Clarke shkruajnë në libër në vitin 2001 (f. 122), pra pak më shumë se 25 vite (28) pas “Medlik and Middleton noted a quarter of a century ago”. Mirëpo, edhe në Tezën në shqip në vitin 2014, kur ndërkohë nga viti 1973 kishin kaluar 41 vite, te faqja 84 shkruhet “Medlik dhe Middleton vërejtën gati një çerek shekulli më parë”. 
Gjithashtu, duhet të kemi parasysh se në faqet 67-78 dhe 80-88 të Tezës në fjalë ka gjithsesi përqindje të lartë kopjimi të tekstit, nga i njëjti libër.


  1. Në faqet 49-55 të Tezës në fjalë, janë kopjuar 15 paragrafë, bashkë me referencat e studimit origjinal në gjuhën angleze, në ndonjë rast me ndonjë ndryshim në tekst, nga “Tourism, Culture and Sustainable Development” me autorë Mike Robinson & David Picard, UNESCO, 2006
    https://patrimoniu.ro/…/resurse-informat…/turism-cultura.pdf
    Ky burim origjinal nuk është referuar në tekst apo në kllapa, nuk është cituar, as nuk është vendosur te literatura e konsultuar.

    bejtja.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030941963195801
array(1) { ["section"]=> string(84) "nuk-kane-te-ndalur-plagjiaturat-zv-ministri-i-rames-me-doktorature-te-kopjuar-165577" }