‘Nuk kemi arritur ta kthejmë komunikimin’, Haradinaj: Rama e vuri Kosovën në vështirësi të madhe...

Publikuar tek: politike, më 21:07 05-12-2020 ‘Nuk kemi arritur ta kthejmë komunikimin’, Haradinaj: Rama e vuri Kosovën në vështirësi të madhe... Rama - Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Ora News ka komentuar raportin e tij me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ai tha që në këtë raport ka mbajtur qëndrime të drejta në mbrojtje të interesit mbarë shqiptar dhe në mbrojtje të interesit të Kosovës, pasi qendrimet e Ramës e vunë Kosovën në vështirësi të mëdha.

Ramush Haradinaj: Mua s’më ka ardhur mirë që e kemi pasur një marrëdhënie kështu të prishur mes nesh për shkak se kam jashtëzakonisht shumë respekt për të gjithë bashkëkombësit e mi shqiptar kudo që janë në krejt botën. Vërtet kemi kaluar në situata të vështira me Kryeministrin Rama dhe ende nuk kemi arritur për ta rikthyer komunikimin, unë kam qenë i detyruar të mbaj qëndrime të drejta në mbrojtje të interesit nacional mbarë shqiptar, por dhe në mbrojtje të interesit të Kosovës sepse Kosova është Shqipëri. Dëshira ime nuk është që unë të kem rol në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, se nuk është detyra ime, por e vërteta është që ne kemi hasur në vështirësi të madhe për shkak të qëndrimeve dhe interesave që ka pasur Kosova me Kryeministrin Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ligji i ri për Gardën e Republikës/ Rama dhe Ruçi nën mbrojtje edhe 4 vite pas mandatit, Meta deri në 2027, për Bashën vendos qeveria
»
Article Logic
Execution time: 0.01233696937561
array(1) { ["section"]=> string(99) "nuk-kemi-arritur-ta-kthejme-komunikimin-haradinaj-rama-e-vuri-kosoven-ne-veshtiresi-te-madhe-230308" }