“Nuk kemi nevojë të shypim para, kemi likujditet”, Guvernatori Sejko: Rimëkëmbja e ekonomisë varet nga rënia e rasteve me koronavirus

Publikuar tek: ekonomi, më 21:44 02-04-2020 “Nuk kemi nevojë të shypim para, kemi likujditet”, Guvernatori Sejko: Rimëkëmbja e ekonomisë varet nga rënia e rasteve me koronavirus Guvernatori Gent Sekjo

Guvernatori Gent Sekjo thotë se Banka e Shqipërisë e ka likujditetin e nevojshmë për të përballuar situatën në të cilën ndodhet vendi, dhe nuk ka nevojë që të shtypë para.

“Nuk jemi në situatën që të kemi nevojë të shtypim para. Ne kemi likujditet. Kjo nuk do të thotë që të shtypet likujditet pa masë dhe pa kontroll. Kjo do të shkaktonte inflacion dhe do të zhvlerësonte vlerën e likujditetit, parasë. Ne kemi likujditetin e nevojshëm dhe nuk kemi nevojë të shtypim para”, u shpreh Sejko në një intervistë për Eni Vasilin.

Më tej, Sejko tha se sa më shpejt të bjerë numri i rasteve të infektuara me covid-19, aq më shpejt do të nisë dhe rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare.

“Sa më shpejt të bjerë numri i rasteve të infektuara, aq më shpejt do të nisë dhe rimëkembja e ekonomisë. Ekonomia shqiptare patjetër që do ndryshojë si të gjitha ekonomitë. Do të ketë një goditje negative. SHBA, Britania dhe Kina kanë parashikuar një recesion negativ. E rëndësishtme është si do ta menazxhojmë ne krizën dhe të ringrihemi në kohën e duhur”, u shpreh Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091011524200439
array(1) { ["section"]=> string(135) "nuk-kemi-nevoje-te-shypim-para-kemi-likujditet-guvernatori-sejko-rimekembja-e-ekonomise-varet-nga-renia-e-rasteve-me-koronavirus-201132" }