“Nuk kemi vendosur kufi”, ministrja Manastirliu: Nëse na rekomandohet, mund të zgjerojmë rrjetën e personave që testohen për koronavirus

Publikuar tek: politike, më 23:03 26-03-2020 “Nuk kemi vendosur kufi”, ministrja Manastirliu: Nëse na rekomandohet, mund të zgjerojmë rrjetën e personave që testohen për koronavirus Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një intervistë për gazetaren Eni Vasili u shpreh se deri tani nuk është vendosur asnjë kufi për numrin e testeve që bëhen në ditë për koronavirusin.

“Ka një debat sot në botë përsa i përket testimeve masive apo nëse do ketë testime të grupeve caktuara. Ne kemi ndjekur rekomandimet e OBSH për testimin e kontakteve të afërta për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së infeksionit.

Ne nuk kemi vendosur asnjë kufi apo normë për testime. Ne nuk kemi thënë do bëjëm x testime në ditë. Ne kemi thënë do bëjmë aq testime sa janë të nevojshme dhe aq sa rekomandohjnë ekspertët. Raste që janë në agravim, raste që janë gati për tu hospitalizuar, raste të mjekëve, rasteve të të moshuarve dhe rasteve dhe të atyre me probleme me frymëmarrjen, probleme respiratore”, u shpreh ministrja.

Më tej, Manastirliu shtoi se nëse do të rekomandohet rritje e testimeve, qeveria shqiptare është gati të financojë për zgjerimin e rrjetës së personave që do të testohen për koronavirus.

“Nëse strategjia e ekspertëve do të zgjerojë rrjetën e testimeve ne kemi të gjithë vullnetin si qeveri për të mbështetur kërkime të shumta. Vendimet tona i marrim nëpërmet asaj që thonë ekspertët dhe në raport me rekomandimet e OBSH.

Ka vende që bëjnë teste në masë por nëse psh ti e bën testin sot del negativ, por pas tre ditësh mund të shfaqet infeksioni dhe ti e përhap më tej virusin. Ndaj arma më e mirë është distancimi social dhe izolimi”, shtoi Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088729858398438
array(1) { ["section"]=> string(138) "nuk-kemi-vendosur-kufi-ministrja-manastirliu-nese-na-rekomandohet-mund-te-zgjerojme-rrjeten-e-personave-qe-testohen-per-koronavirus-200223" }