Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në emra të përveçëm, teksa ka folur për paketën anti-shpifje.
Në fillim ai ka 'thumbuar' deputetin Ditmir Bushati i cili e ka kritikuar paketën anti-shpifje duke thënë se qeveria po nxiton me miratimin e saj dhe se nuk janë reflektuar kërkesat e Këshillit të Evropës.
Më pas, kryeministri ka ironizuar gazetarin Mero Baze, që sipas Ramës të gjithë ata që protestojnë i bashkohen organizatave të tij.
'Nuk po ju flas as për veten, as për nënën tim, as për djalin tim, as për vajzën tonë, as për familjen e Ditmir Bushatit as me familjarët e Taulant Ballës. Ka nga ata që nuk e kanë Facebook me 1 milion ndjekës për të treguar se çfarë bëj. Dhjetra sipërmarrës janë të detyruar që shkojnë t’i paguajnë se qumështi është me hormone, specat sjellin deformime në qumështin e nënave. Kështu do bëhen ata duke shkuar në gjyqe, derisa të kenë mbaruar dhe mielli i tyre të jetë bashkuar me niseshte.
Une kam pasur komunikim edhe me ata të BE se ju nuk e keni lexuar ligjin. Ju shikoni organizatat dhe mblidheni dhe dilni si organizat e Mero Bazes. Apo dikush që del te Rai tre dhe flet për burgjet dhe censuart e bëra. Këta që censurohen janë ata që do të kapen nga ky kligj', tha Rama.