Sot Kometeti Teknik i Ekspertëve në një dalje publike për mediat dhe qytetarët bëri me dije se pas mbledhjes së zhvilluar, u vendos që të merren masa shtesë për të frenuar përhapjen e Covid-19 në vend tonë.
Një prej tyre ishte dhe mos-grumbullimi me mbi 10 persona si në ambiente të hapura dhe në ambiente të mbyllura. Mirëpo në këtë pikë nuk sqarohet mirë nëse do të lejohen nxënësit në klasa, autobusët urbanë apo baret dhe restorantet.
E pyetur nga gazetarja Eni Vasili nëse kjo masë automatikisht mbyllbaret dhe restorantet, Bino tha “jo”. Shefja e epidemiologjisë në ISHP tha se baret dhe restorantet mjafton të respektojnë masat që kanë qenë dhe më herët, distancimi dhe dezinfektimi i ambientit.
Vasili: Kur thoni që ndalohen të rrinë bashkë 10 persona, do mbyllen lokalet restorantet?
Bino: Jo në restorante duhet të zbatojnë protokollet që kanë qenë përcaktuar. Nuk duhet të ketë grupime dhe mbledhje, kjo është. Këto janë masa me intensitet mesatar, jo të lartë.
Në fillim të pandemisë kishin zbatim të rregullt të masave. Së fundmi ka një çlirim të njerëzve, ata dhe kur janë të infektuar dalin, dhe pas tre ditëve. Kjo është e papërgjegjshme, është e rëndë dhe kriminale. Çdokush që njeh dikë që është me covid dhe del thyen karantinën duhet të njoftojë policnë sepse është shumë e rrezikshme.
Për masat kufizuese pas orës 22:00 duhet bërë analizë në bazë të të dhënave të policisë, në zona të caktuara, por jemi herët për të folur për këtë.
***