‘Nuk luftohet me politikë as me panik’, Rama për koronavirusin: Fatkeqësi janë politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë...

Publikuar tek: politike, më 13:09 25-02-2020 ‘Nuk luftohet me politikë as me panik’, Rama për koronavirusin: Fatkeqësi janë politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë... Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi pas përhapjes me shpejtësit të koronavirusit në Itali.

“Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit”, thotë Rama ndërsa thekson se po merren masa.

Në reagimin e tij kryeministri shtpn se koronavirusi nuk luftohet me politikë dhe as me panik. Sakaq ai akuzon disa portale dhe politikanë që sipas tij “duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë”.

“Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit...

Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet,duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca,ligësia,dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor..

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë”, ka thënë Rama përmes një reagimi në tëitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0063250064849854
array(1) { ["section"]=> string(125) "nuk-luftohet-me-politike-as-me-panik-rama-per-koronavirusin-fatkeqesi-jane-politikanet-e-se-keqes-qe-duan-kaos-rremuje-196385" }