Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kryetarin e komunës

Publikuar tek: bota, më 19:47 15-01-2021 Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kryetarin e komunës

Oscar Ramirez, kryetar komune në qytetin jugor meksikan Chiapas është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ujësjellësin e ri.

Ramirez po prezantonte një seri projektesh publike që u kishte premtuar banorëve, duke ua prezantuar edhe ujësjellësin e vjetër si një premtim të mbajtur.

Përfaqësues të pakënaqur nga 11 komunitetet nga të cilat përbëhet qyteza në kufi me Guatemalën, ngritën pyetje të zemëruar ndaj Ramírez për gjendjen e rrënuar të sistemit të ujit të pijshëm dhe më pas e kapën atë duke e mbajtur kundër dëshirës së tij për njëfarë kohe.

“Ai na premtoi se do të bënte një punë të mirë për njerëzit e Comalapa, por kjo ishte e gjitha një mashtrim sepse sistemi i ujit nuk punon mirë”, tha një nga banorët.

Por kryetari i komunës doli në rrjetet sociale dhe e mohoi incidentin, duke thënë se nuk ishte lidhur në pemë.

“Ata nuk më lidhën”, tha ai. “Ishte një takim me 11 përfaqësues të zonave në Comalapa për prezantimin e sistemit të ujti të pijshëm”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Greqia lehtëson masat anti-Covid, Franca dritë jeshile shtetasve jashtë BE-së (Ja çfarë kërkohet në kufi)
Korea e Veriut nuk ndalet, 'KËRCËNON' Shtetet e Bashkuara me raketën e re balistike »
Article Logic
Execution time: 0.011597871780396
array(1) { ["section"]=> string(87) "nuk-mbajti-premtimin-per-ujesjellesin-banoret-lidhin-te-pema-kryetarin-e-komunes-235162" }