‘Nuk mban përgjegjësi për vëllain’, Fatmir XHAFAJ godet ‘keq’ TAHIRIN pas vendimit të Krimeve të Rënda (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:14 20-09-2019 ‘Nuk mban përgjegjësi për vëllain’, Fatmir XHAFAJ godet ‘keq’ TAHIRIN pas vendimit të Krimeve të Rënda (FOTO) Fatmi Xhafaj (m) dhe Saimir Tahiri (d)

Dënimi me 3.4 vite me shërbim prove i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka ngjallur dhe reagimin e pasardhësit të tij Fatmir Xhafaj.

Në deklaratën e Ambasadës Britanike për verdiktin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Xhafaj i bëri ‘’like’’ komentit të ambasadorit anglez Duncan Norman që e cilësoi si dështim të gjyqësorit ndëshkimin e Tahirit për akuza të rënda (trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal).

Duket se Xhafaj i është kundërpërgjigjur indirekt Tahirit, i cili në seancën e djeshme deklaroi se ka ‘’ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre’’, duke iu referuar faktit që Fatmir Xhafaj mbajti të fshehur dënimin e vëllait të tij Agron Xhafaj për trafik droge në Itali.

Gjatë kohës që Fatmir Xhafaj ushtroi detyrën e Ministrit të Brendshëm pranoi dhe kanabizimin e vendit, duke i dhënë një goditje therëse paraardhësit të tij Tahiri, i cili u akuzua gjerësisht për fenomenin e përhapjes së kultivimit dhe trafikut të drogës në vend.

LEXO MË SHUMË:Ambasada Britanike thotë fjalën e saj për vendimin për Saimir Tahirin: Drejtësia shqiptare po maturohet, por…. (DEKLARATA)



fatmir xhafa 1 .jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051964998245239
array(1) { ["section"]=> string(109) "nuk-mban-pergjegjesi-per-vellain-fatmir-xhafaj-godet-keq-tahirin-pas-vendimit-te-krimeve-te-renda-foto-179172" }