Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Përballë' me gazetarin Lutfi Dervishi.
Ai ndër të tjera ka folur dhe për krizën politike në vend.
Sipas Metës, zgjidhja e krizës mund të bëhet me anë të zbatimit të rregullave demokratike, zbatimi i reformës në drejtësi me transparencë dhe dhe përmes zgjedhjeve gjithëpërfshirëse
‘Nuk kam asnjë instrument kushtetues për t’ju imponuar zgjidhjen palëve. Palët janë pak a shumë të testuara. Një palë thotë do ta çojmë opozitën për skrap. Pala tjetër thotë që ne nuk ulemi të flasim me kryeministrin. Kështu që duhet të tregojnë vullnet dhe është e rëndësishme të dialogojnë. Unë kryetarin e opozitës e kam takuar me kërkesën time për të sqaruar një çështje që ishte raportuar nga media. Qëndrimi im është ai që mbetet. Mesazhet e mia kanë qenë të qarta prej kohësh. Të dyja palët nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën dhe duhet të bashkëpunojnë në interes të qytetarëve shqiptarë. Nuk ekziston asnjë arsye politike, ideologjike, familjare apo personale që ndikon në vendimet dhe në sjelljen time si President i Republikës. Nuk kam asnjë shqetësim dhe asnjë interes as për zgjedhjet e 30 qeshorit dhe as për ato të vitit 2021. Për mua rëndësi ka stabiliteti i vendit dhe intersi publik. Zgjidhja është zbatimi i rregullave demokratike, zbatimi i reformës në drejtësi me transparencë dhe sipas ndryshimeve konsensuale kushtetuese dhe përmes zgjedhjeve gjithëpërfshirëse. Nuk më intereson as kush është në qeveri dhe as kush është në krye për mua me rëndësi është të zgjidhet kriza’, tha Meta.