'Nuk më rezulton të keni bërë ndonjë lëshim', Gjiknuri tregon kërkesat që i janë plotësuar opozitës

Publikuar tek: politike, më 21:23 04-06-2020 'Nuk më rezulton të keni bërë ndonjë lëshim', Gjiknuri tregon kërkesat që i janë plotësuar opozitës Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri, bashkëanëtar i tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ka treguar se opozitës i janë plotësuar shumë kërkesa, për sistemin zgjedhor.

Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla, Gjiknuri tha se kërkesat që i janë pranuar opozitës, më parë as që mendoheshin, janë garanci që nuk i ka pasur asnjëherë asnjë palë politike.

Balla: Nuk më rezulton që opozitës t'i jetë përmbushur ndonjë kërkesë...

Gjiknuri: Unë dua të bëj një sqarim. Nga çfarë është diktuar në kodin zgjedhor. Busulla jonë ka qenë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Sepse janë ata që çertifikojnë zgjedhjet. Opozita ka kërkuar që denoncuesit e votës të kenë imunitet, pra që të denoncojnë dhe të amnistohen. Kjo ka qenë një kërkesë e kahershme, që është pranuar. Opozita ka kërkuar që denoncimet të shkojnë në SPAK, pra shkeljet zgjedhore të hetohen nga SPAK. Është pranuar. Ka kërkuar që të ketë monitorim zgjedhjesh, të monitorohen komisionerët me kamera. Është pranuar. Kanë kërkuar të rihapen kutitë aty ku ka denoncime. Tani kjo garantohet automatikisht. Më parë nuk garantoheshin. Nga ana tjetër opozita kërkoi elememtë politik në komision. Të kenë të gjithë të drejtën për të bërë shënime në proces verbal. Ident biometrik gjithashtu. Teknologjia nuk është rekomandim i OSBE/ODIHR, por na është thënë që nëse doni ta implementoni duhet bërë më hapa. Ne do ta marrim përsipër.

Kemi vendosur të kemi një zv.komisioner që do të jetë bashkëdrejtues për procesin e teknologjisë, do të kemi ekspertë ndërkombëtarë që do të ndjekë implementimin e teknologjisë që do ta ketë në dorë opozita. Janë garanci që kurrë më parë nuk i ka pasur asnjë parti politike. Po e them, do hapet çdo fletë. A mund të bëjë njeri një krim kur dihet që po vëzhgohet dhe do kontrollohet më vonë? Një zyrtar i cili i bie shorti, që bëhet zyrtar zgjedhor, nëse e kundërshton, ose e shkel ligjin teksa bën detyrën, nuk pranohesh më në administratë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090279579162598
array(1) { ["section"]=> string(103) "nuk-me-rezulton-te-keni-bere-ndonje-leshim-gjiknuri-tregon-kerkesat-qe-i-jane-plotesuar-opozites-209073" }