Rudina Dembacaj si shpeshherë ka zhvilluar një mini-intervistë në Instastory, duke lënë të lirë ndjekësit të pyesin për çfarë kanë më shumë kuriozitet.
Një fanse e saj 33-vjeçare e ka pyetur se si duhet të veprojë pasi nuk merret vesh me burrin dhe ai s’e kupton për asgjë. Rudina i ka thënë që të luftojë, por nëse nuk ecën ta mendojë dhe ndarjen si një zgjidhje.
Një tjetër ndjekëse e ka pyetur nëse ia vlen të jetosh më dikë që të ofendon dhe moderatorja ia ka prerë shkurt: Lëre urgjent!
Dembacaj njihet për karakterin e saj të fortë dhe të drejtpërdrejt. Ajo i ka dhënë fund martesës me ish-bashkëshortin e saj Aleks me të cilin ka dhe një vajzë, Viktorian, dhe para pak muajsh kurorëzoi dashurinë me ish-deputetin Mark Frroku.