Lajme të rralla vijnë në lidhje me procedime penale për mirëmbajtjen e rrugëve shqiptare por në këto ditë ku moti i keq ka dëmtuar vendin, fokusi i autoriteteve është pikërisht aty.
Kryetarja e Degës Teknike të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Korçë është po ndiqet penalisht për neglizhencë në kryerjen e detyrës së saj, pasi këto ditë me rreshje të mëdha bore nuk ka marrë masat e duhura në pastrimin e rrugëve. Bëhet fjalë për shtetase K.T, 58 vjeç e cila nuk ka dhënë urdhrat e duhura për pastrimin e aksit Voskopojë-Lekas, duke krijuar problem të mëdha në qarkullim.
Akset në Korçë janë problematike, kryesisht për rreshjet e borës dhe për këtë kërkojnë monitorim e mirëmbajtje të vazhdueshme jo vetëm duke u pastruar nga makinat borëpastruese por njëkohësisht edhe duke u hedhur kripë nga punonjësit.
Kreu i degës Teknike në Korçë do të procedohet në gjendje të lire.