Nuk mjaftoi COVID-i, Kina mund të përballet me pandeminë e gripit të derrit

Publikuar tek: ekonomi, më 07:20 30-06-2020 Nuk mjaftoi COVID-i, Kina mund të përballet me pandeminë e gripit të derrit Ilustruese

Kina ende nuk e ka marrë veten nga pandemia COVID-19, pasi në Pekin shumë zona janë izoluar për shkak të shpërthimit të një vale të dytë të koronavirusit.

Por Kina duhet të bëjë kujdes, pasi një tjetër virus po rrezikon të kthehet në pandemi, që do të ishte shkatërruese për vendin aziatik.

Studiuesit thonë se një lloj vitusi i gripit të derrit është përhapur papritur te derrat në Kinë dhe ka potencialin të infektojë edhe njerëzit, duke rreikuar një tjetër pandemi.

Ekspertët nga Akademia e Shkencave Kineze thonë se derrat janë një ‘ndërmjetësues kryesor’ për viruset që përhapen nga kafshët e egra tek njerëzit.

Vetëm dy persona janë konfirmuar se kanë kapur virusin, të quajtur G4 EA H1N1, që nga shpërthimi i parë në 2016, por studiuesit thonë se është ‘shumë i përshtatur’ për të infektuar njerëzit.

Studiuesit bënë thirrje për monitorimin e fermave dhe njerëzve që punojnë afër tyre pasi transmetimi i mëtejshëm mund të bëjë që virusi të ‘përshtatet dhe të bëhet pandemi’.

Studiuesit nuk hynë në detaje mbi simptomat pasi virusi nuk është përhapur gjerësisht te njerëzit, por në testet e virusit ata gjetën simptoma të tilla si ethe, teshtitje, frymëmarrje dhe kollitje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010048866271973
array(1) { ["section"]=> string(81) "nuk-mjaftoi-covid-i-kina-mund-te-perballet-me-pandemine-e-gripit-te-derrit-212239" }