Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste ditën e djeshme tërhoqi vëmendje jo vetëm për lajmet politike që prodhoi, por edhe për detaje të tjera jashtë kësaj sfere.
Ishte gazetarja Edlira Gjoni ajo e cila dalloi veshjet e luksit të socialistëve. Ndërsa gazetarja nuk ndalet as sot. Në një tjetër reagim ajo e quan shteti i fortë i Guccit, Armanit, Louis Vuitonit etj.
“Cila nga këto është Shqipëria e vërtetë? Gëzimi dhe familja e tij në Fan mezi prisnin të fillonte Asambleja e Partisë së të varfëve. Vetëm se nuk ka televizor, as drita, ndaj nuk e shijon dot shtetin e fortë të Guccit, Armanit, Louis Vuitonit, Miu-Miut, Pradës, orave Rolex, makinave me xhama të zinj”, shprehet gazetarja.
Reagimi i plotë:
Cila nga këto është Shqipëria e vërtetë? Gëzimi dhe familja e tij në Fan mezi prisnin të fillonte Asambleja e Partisë së të varfëve. Vetëm se nuk ka televizor, as drita, ndaj nuk e shijon dot shtetin e fortë të Guccit, Armanit, Louis Vuitonit, Miu-Miut, Pradës, orave Rolex, makinave me xhama të zinj, syzeve që kushtojnë një palë aq sa atij i duhen për të jetuar vet'i katërt një muaj të tërë.
Ja këtë popullatë drejton sot shteti i fortë i Asamblesë Socialiste (e Parlamenit grotesk i kllounëve firmato edhe në partitë e tjera).
Parti, qeveri e Parlament i zhytur në luks, silikon, narcizizëm e paaftësi humane. Pa guxim të shohin realitetin në sy, e jo më të gjenerojnë zgjidhje për të! Turp!!!