Nuk ndalet “mallkimi Kennedy”, gjendet e vdekur mbesa dhe stërnipi i Robert F. Kennedy

Publikuar tek: aktualitet, më 23:03 08-04-2020 Nuk ndalet “mallkimi Kennedy”, gjendet e vdekur mbesa dhe stërnipi i Robert F. Kennedy

Humbasin jetën tragjikisht mbesa dhe stërnipi i Robert F. Kennedy, vëllai i presidentit amerikan John F. Kennedy.

Autoritetet në SHBA kanë gjetur trupin e pajetë të vogëlushit Gideon McKean, të mbytur në Maryland, dy ditë pasi u deklaruan të zhdukur. Më herët u gjet e pajetë edhe nëna e tij Maeve, pasi autoritetet zbuluan një kanoe të përmbytur.

Nëna e Maeve McKean, ish-guvernatorja ushtarake e Maryland, Kathleen Kennedy Toënsend, është vajza e madhe e të ndjerit Robert F. Kennedy dhe mbesa e Presidentit të ndjerë John F. Kennedy.

Dhjetra pjesëtarë të familjes Kennedy kanë ndërruar jetë në aksidente fatale apo atentate që prej vitit 1944, duke bërë që mediat dhe opinioni në SHBA t’i referohen si “mallkimi Kennedy’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009044885635376
array(1) { ["section"]=> string(89) "nuk-ndalet-mallkimi-kennedy-gjendet-e-vdekur-mbesa-dhe-sternipi-i-robert-f-kennedy-201921" }