Diçka shumë e bukur, miqësore, por edhe e pazakontë ka ndodhur në emisionin “Open” teksa flitej për një çështje tepër serioze siç është pandemia dhe vaksinimi.
Ish-ministri i Shëndetësissë në kohën e PD, Tritan Shehu i propozoi shefes së ISHP-së, Silva Bino që t’i diskutojnë temat e covid në kafe, një herë tjetër, por Bino me ironi i tha se nuk pi kafe me njerëz që rrinë në shtëpi.
Kështu Shehu me humor dhe miqësiht e ftoi të pinin kafe tek shtëpia e tij.
Bino: Ju rrini në shtëpi prandaj flisni kaq kollaj, nuk dilni në terren.
Shehu: U bëri ti të më tregosh mua se ku rri, po ju moj zonjë jeni përgjegjësja kryesore për këtë katastrofë!
Bino: Po unë jam, e vërtetë
(Diskutojnë për pandeminë)
Shehu: Mund ta diskutojmë në kafe këtë temë.
Bino: Nuk pi kafe me njerëz që rrinë në shtëpi unë.
Shehu: Epo hajde e pimë te shtëpia ime pra (qesh), hajde e pimë këtu
Bino: Jo jo nuk...
Vasili: Unë them që ju të lini takim (qesh), mund ta lini në telefon takimin jo tek unë.
***