‘Nuk njihte Luan ZHEGUN’, Mevlan SHANAJ rrëfen episodin e çuditshëm në bankë (MESAZHI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:12 13-10-2019 ‘Nuk njihte Luan ZHEGUN’, Mevlan SHANAJ rrëfen episodin e çuditshëm në bankë (MESAZHI) Luan Zhegu

Regjisori Mevlan Shanaj tregoi një episod të çuditshëm të ndodhur sot me këngëtarin Luan Zhegu.

Gjatë takimit me mikun e tij Luan Zhegu në një bankë, Shanaj vuri se si sportelistja (një vajzë e re) nuk e njihte këngëtarin e njohur gjatë viteve ’70-’80, i cili pavarësisht se është shkëputur nga skena, njihet për këngët e tij bukura.

Kjo gjë i la Shanajt të kuptonte se vlerat kombëtare dhe artistike të vendit nuk njihen akoma nga brezi i ri, edhe pse sot ekziston mundësia të të informuarit mbi shumë gjëra falë mediave elektronike dhe rrjeteve sociale.


Mesazhi i Mevlan Shanajt:

Luan Zhegu
Para pak min isha ne arke per te paguar. Futet Luani dhe u takuam perzemersisht sig jemi te njohur qe ne festivalin e 9 qe u paraqit per here te pare.Pasi iku Luani dhe nxora paret per te paguar i them vajzes ne arke,( rreth 25) me falni, ( e ndjeva qe nuk e njihte) e njohet me cilin u pershendeta? Jo, me tha. Insistova pasi nuk me erdhi mire, po Luan Zhegu, keni degjuar? Ngriti supet. Mos ndoshta nje kembane alarmi ?!

Kaq pak interes per vlerat kulturore kombetare, kur mediat elektronike jane kaq shume ne kete vend te vogel?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072200298309326
array(1) { ["section"]=> string(88) "nuk-njihte-luan-zhegun-mevlan-shanaj-rrefen-episodin-e-cuditshem-ne-banke-mesazhi-181882" }