'Nuk nxirret foto si qen rrugësh' vëllai i Admir Murataj flet nga burgu: Pasuria është sekuestruar që para dy vitesh, nuk më japin përgjigje për të shkuar në varrim

Publikuar tek: aktualitet, më 11:32 12-04-2019 'Nuk nxirret foto si qen rrugësh' vëllai i Admir Murataj flet nga burgu: Pasuria është sekuestruar që para dy vitesh, nuk më japin përgjigje për të shkuar në varrim

Ka folur nga burgu 313 vëllai i Admir Murataj, Aleksandër Murataj  pasi akuzohet  për grabitjen e 2017-ës në Qafë-Kashar.

Murataj shprehet se pasuria e tij dhe e vëllait të tij Admir Murataj është sekuestruar që në momentin që ai ka hyrë në burg.

'Vëllain kam vite që nuk e kam takuar. Më kanë arrestuar se kisha shkuar te shpia e vëllait. Sekuestrimin e pasurive e kanë bërë kur më kan arrestuar mua para dy vitesh, këto të tjerat i nxjerrin gazetarët për të bërë show, ose ndonjë i paguar.

Kam 2 vite në burg më mbajnë kot. Dua të marr pjesë në varrimin e vëllait tim por s' më thonë as po as jo, nuk më japin përgjigje', u shpreh Aleksandër Murataj.

Përsa i përket vëllait të tij, ai pretendon se Admiri nuk ka qenë organizatori i grabitjes në Rinas.

'Të jesh organizator e të vritësh nuk është normale. Një organizator nuk vritet me plumb e nuk lihet nëpër rrugë.
Është djalë nëne, ka shpirt nuk nxirret foto sikur është qen i rrugëve. Dikush e ka çuar atje, s' mund të vjedhësh 10 milionë euro nëqoftëse nuk të con dikush aty', tha në një telefonatë për Report Tv, Aleksandër Murataj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029796838760376
array(1) { ["section"]=> string(167) "nuk-nxirret-foto-si-qen-rrugesh-vellai-i-admir-murataj-flet-nga-burgu-pasuria-eshte-sekuestruar-qe-para-dy-vitesh-nuk-me-japin-pergjigje-per-te-shkuar-ne-varrim-160126" }