Nuk përmbahet deputeti Myslim Murrizi: Erdhi hallë Mogherini dhe e bija e tetos Vllahutina si për fejesë, o pika që nuk u bie, lajthitën…

Publikuar tek: barometri, më 06:43 19-04-2018 Nuk përmbahet deputeti Myslim Murrizi: Erdhi hallë Mogherini dhe e bija e tetos Vllahutina si për fejesë, o pika që nuk u bie, lajthitën…

Nuk ka munguar reagimi pikant i deputetit demokrat Myslim Murrizi i cili edhe kësaj radhe nuk është kursyer aspak me fjalët e tij.

Pas hapjes së negociatave, Murrizi shprehet se merita më e madhe e kësaj dite është e Partisë Demokratike, por sipas tij PD nuk lajthiti në ekstazë fitoreje. Me ton ironik, deputeti demokrat i ka quajtur zyrtaret e larta të BE-së Mogherinin dhe Vllahutin, hallë dhe të bijën e tetos.

Sakaq, nuk ka munguar krahasimi qesharak që ka bërë për procesin e negociatave, duke e quajtur në gjuhën popullore, parje ose fejesë.

“O pika qe nuk u bie si tufe e internacionales sorrosiane!!! Rekomandimi per hapje negociatash ne gjuhen “ fshatare” do te thote PARJE. Pastaj vjen PELQIMI. Pastaj pihen kafet. Pastaj behet fejesa. Dhe ne fund eshte DASMA. Pra pak me avash bre bura se ka pune puna per te ardhur deri tek “ FESTA”- shkruan demokrati.

Reagimi i plotë:

Gjetem belane nuk hapim dot asnje kanal televizioni se na del halle Mogherini duke dhene lajmet dhe e bija e tetos Vllahutina sikur ka zevendesuar Ismail Qemalin kur shpalli pavarsine. Ne dhjetor 1990 permbysem diktaturen. Ne vitin 1995 u pranuam ne Keshille te Europes. Ne vitin 2008 u antaresuam ne NATO. Ne vitin 2010 u hoqen vizat dhe fituam dinjitetin e te mos ndejur me jave te tera ne radhe para kangjellave te ambasadave.

Dhe ne asnje rast nuk lajthitem ne ekstaze “ fitorje”. Eshte rekomanduar nga KE hapja e negociatave qe nese punet ecin mire do na duhen 5-10 vjet per antaresim, dhe nje TUFE, komunistesh EUROPIAN nxitojne te ferkojne qeverine. E pse??? Se te gjitha te parat jane bere nga Partia Demokratike, ndersa rekomandimi per hapjen e negociatave eshte bere sot kur qeverisin komunistet. O pika qe nuk u bie si tufe e internacionales sorrosiane!!! Rekomandimi per hapje negociatash ne gjuhen “ fshatare” do te thote PARJE. Pastaj vjen PELQIMI. Pastaj pihen kafet. Pastaj behet fejesa. Dhe ne fund eshte DASMA. Pra pak me avash bre bura se ka pune puna per te ardhur deri tek “ FESTA”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02556300163269
array(1) { ["section"]=> string(140) "nuk-permbahet-deputeti-myslim-murrizi-erdhi-halle-mogherini-dhe-e-bija-e-tetos-vllahutina-si-per-fejese-o-pika-qe-nuk-u-bie-lajthiten-117417" }