Një mjek në Florida pësoi çrregullime të pazakonta të gjakut nga të cilat humbi edhe jetën pasi mori vaksinë anticovid të Pfizer.
Dr. Gregory Michael 56-vjeçar, ishte një obstetër dhe gjinekolog, i cili mori vaksinën në 18 Dhjetor, por vdiq 16 ditë më vonë nga një hemorragji në tru.
Gruaja e tij Heidi Neckelmann nëpërmjet një postimi në “Facebook” tha se Dr. Michael nuk kishte “absolutisht asnjë problem mjekësor”. Ajo tha në një bisedë telefonike me New York Times se ai ishte një person i shëndetshëm, aktiv, i cili nuk pinte duhan ose nuk merrte ndonjë ilaç.
“Ai ishte një peshkatar i pasionuar pas detit dhe kryesisht një njeri i familjar” tha ajo. “Ai mbante gjithmonë maskë dhe donte të mbronte si veten dhe familjen, dhe pacientët e tij”, theksoi gruaja.
Kompania e Pfizer theksoi e se po heton në mënyrë aktive vdekjen e mjekut, por nuk beson se ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me vaksinën.
“Nuk ka pasur sinjale të sigurisë të identifikuara në provat tona klinike [ose] përvoja të tilla deri më tani”, tha Pfizer në një deklaratë për New York Times.
“Deri më sot, miliona njerëz janë vaksinuar dhe ne po monitorojmë nga afër të gjitha rastet e padëshiruara tek individët që marrin vaksinën tonë. Është e rëndësishme të theksohet se raste të rënda anësore, përfshirë vdekjet që nuk kanë lidhje me vaksinën, për fat të keq ka të ngjarë të ndodhin me një ritëm të ngjashëm siç do të ndodhnin në popullatën e përgjithshme”, tha Pfizer