Nuk plotësuan formularin e kërkuar nga OFL, SPAK konfirmon sekuestrimin e pasurisë së Hajrave

Publikuar tek: aktualitet, më 16:31 23-02-2020 Nuk plotësuan formularin e kërkuar nga OFL, SPAK konfirmon sekuestrimin e pasurisë së Hajrave Kompleksi Golden Resort

SPAK ka konfirmuar sekuestrimin e pasurisë së grupit Hajri, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar, ndërsa nga pamjet filmike të marra nga policia ësht parë për herë të fundit i vdekur në Kompleksin 'Golden Resort'.

Të sekuestruara janë:

Kompleksi 'Golden Resort', në pronësi të Altin dhe Bajram Hajrit

Vila 4 katëshe në Pezë në pronësi të Leonard Hajrit

Karburant Alt Oil 2018 në Xhafzotaj, Durrës në pronësi të Altin Hajrit

Vila dykatëshe në Pezë në pronësi të Altin Hajrit

Këto prona janë dërguar në gjykatë nga SPAK ku pritet sekuestrimi i tyre.

Pronat e sekuestruara mund të përdoren nga shteti edhe pa vendosur sekuestrimin e tyre me urdhër të gjykatës.

Gjykata e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka hedhur shortin për të caktuar trupat gjykuese të cilat duke nisur nga java e ardhshme do të shqyrtojnë kërkesat për vlerësim apo jo të ligjshëm të sekuestrove.




Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006615161895752
array(1) { ["section"]=> string(99) "nuk-plotesuan-formularin-e-kerkuar-nga-ofl-spak-konfirmon-sekuestrimin-e-pasurise-se-hajrave-196183" }