‘Nuk pranohet hapja e negociatave’, Berisha: Goditja më e rëndë në historinë 30-vjeçare

Publikuar tek: politike, më 14:56 18-10-2019 ‘Nuk pranohet hapja e negociatave’, Berisha: Goditja më e rëndë në historinë 30-vjeçare Ish-kryeministri Sali Berisha

Pas deklaratëve të presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha tha se Shqipëria mori sot goditjen më të rëndë në historinë 30-vjeçare me mospranimin e hapjes së negociatave.

Ish-lideri i demokratve e ka cilësuar këtë vendim si ogurzi, ndërsa thotë se Shqiopërisë nuk i kanë dhënë as edhe një datë tjetër për të shqyrtuar mundësinë e negociatave.

Reagimi i plotë i Berishës në Facebook:

Shqiperia merr goditjen politike me te rende ne historine e saj 30 vjeçare!

Samiti i kryetareve te shteteve dhe qeverive te BE vendosi: Nuk pranohet hapja e negociatave!

Edvin Mafia i mbylli dyert e BE per Shqiperine!

Miq, nje vendim ogurzi u mor sot per Shqiperine ne Bruksel. Vjet u caktua si date e mundshme per hapjen e negociatave fundi i ketij viti ne rast se plotesoheshin 7 kushtet nga narkoqeveria shqiptare!

Gjate ketyre 16 muajve narkoqeveria e Edvin Mafise nuk plotesoi asnjerin nga 7 kushtet. Perkundrazi pati perkeqesime te medha qe detyruan Bundestagun te shtoje nga 7 ne 9, de fakto 10 kushtet per hapjen e negociatave me Shqiperine.

Kjo detyroi disa vende te BE te refuzojne ne menyre kategorike hapjen e negociatave me Shqiperine.

Jo vetem kaq, por Shqiperia me Edvin Mafine nuk mori asnje date tjeter sado te larget per te shqyrtuar mundesine e hapjes se tyre!

Kjo eshte dhurata e Edvin Mafise dhe narkoshtetit te tij per shqiptaret.

Kjo eshte de facto mbyllje e dyerve te Europes per Shqiperine dhe goditja me fatale e vendit tone ne 30 vitet e fundit! Sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04861307144165
array(1) { ["section"]=> string(90) "nuk-pranohet-hapja-e-negociatave-berisha-goditja-me-e-rende-ne-historine-30-vjecare-182598" }