Nuk pranon ndarjen, 27 vjeçari tenton të rrëmbejë ish të dashurën

Publikuar tek: aktualitet, më 15:52 10-09-2017 Nuk pranon ndarjen, 27 vjeçari tenton të rrëmbejë ish të dashurën

Një 27-vjeçar ka tentuar të rrëmbejë me forcë në makinë ish-të dashurën e tij pasi kjo e fundit i kishte kërkuar që të ndaheshin.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur Elbasan në lagjen “Visarion Xhuvani” dhe dyshohet se shtetasi me iniciale K.T banues në Elbasan, ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volkswagen Tuareg” 20 vjeçaren A.T, banuese në të njëjtin qytet.

E reja në sajë të rezistencës që ka bërë ka dalë menjëherë nga mjeti duke kërkuar ndihmën e forcave të policisë të cilët ndodheshin afër vendit të ngjarjes.

27-vjeçari pasi ka vënë re situatën e krijuar, është larguar menjeherë duke mos ju përgjigjur patrullës së policisë e cila ende po punon për kapjen e tij.

Mësohet se dy të rinjtë kanë patur bashkë një histori dashurie dhe kur vajza i ka kërkuar ndarjen ai nuk ka pranuar dhe për këtë arsye ka tentuar të kryeje aktin e rrëmbimit, për të bindur vajzën që të ktheheshin bashkë.

Për shkak se çështja është ende nën hetim nga policia, nuk bëhen me dije detaje të reja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01039981842041
array(1) { ["section"]=> string(70) "nuk-pranon-ndarjen-27-vjecari-tenton-te-rrembeje-ish-te-dashuren-91834" }