‘Nuk presim asnjë sekondë’, Bardhi: Duke mos dëgjuar Venecian, Edi Rama po tenton të hedhë në erë zgjedhjet e radhës

Publikuar tek: politike, më 14:49 27-10-2020 ‘Nuk presim asnjë sekondë’, Bardhi: Duke mos dëgjuar Venecian, Edi Rama po tenton të hedhë në erë zgjedhjet e radhës FotoArkive: Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi reagon pas deklaratës së kryeministrit Rama, se Parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë dhe do të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që Meta dje lajmëroi se i ka çuar në Venecia.

Sipas Bardhit, Rama duke mos dëgjuar Venecian dhe duke mos pritur vendimin e saj, po tenton të marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedhë në erë zgjedhjet e radhës.

“Shqipëria ka detyrimin që të bëjë zgjedhje me një ligj që është në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, që është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Pasi pengoi marrjen e ekspertizës së ODIHR, Edi Rama nuk duhet t’i trembet ekspertizës së Komisionit të Venecias.

Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që, për hallin e pushtetit të tij, është gati t’i shpallë luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë!

Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet demokratike janë kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Duke mos dëgjuar këshillën për të pritur Opinionin e Komisionit të Venecias, Edi Rama po tenton të marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedhë në erë zgjedhjet e radhës”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë, se më herët Rama i prerë përsëriti qëndrimin e tij se mazhoranca dhe Parlamenti nuk kanë asnjë sekondë kohë për të humbur dhe nuk do të presin opinionin e Komisionit të Venecias.

Lexo edhe: Rama i prerë për Venecian: Parlamenti nuk pret asnjë sekondë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i prerë për Venecian: Parlamenti nuk pret asnjë sekondë, nuk futemi në spiralen e ekstremistit Ilir Meta
‘Kodi Zgjedhor’, Meta falenderon ndërkombëtarët për këshillat: Shpresoj të dëgjohen deri të enjten »
Article Logic
Execution time: 0.013659954071045
array(1) { ["section"]=> string(118) "nuk-presim-asnje-sekonde-bardhi-duke-mos-degjuar-venecian-edi-rama-po-tenton-te-hedhe-ne-ere-zgjedhjet-e-radhes-225360" }