Nuk pritej, zyrtarisht tjetër largim i befasishëm nga klubi kryeqytetas (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 13:06 21-07-2019 Nuk pritej, zyrtarisht tjetër largim i befasishëm nga klubi kryeqytetas (FOTO) Erald Kolgega

Erald Kolgega nuk është më pjesë e Dinamos. Lajmi është bërë publik nga klubi i kryeqytetit, me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

18 herë kampionët e vendit i urojnë mesfushorit më të mirat në karrierën e tij të ardhshme futbollistike. Ndërprerja e kontratës duket se është kërkuar nga vetë lojtari, i cili dëshiron një avnturë të re në të ardhmen e tij.

Kujtojmë, që sot, po ashtu nga Dinamo është larguar edhe ish-kapiteni Arjan Sheta, i cili është transferuar tek Besëlidhja e Lezhës.

Postimi i klubit të Dinamos:

Erald Kolgega nuk do të jetë pjesë e Dinamos në sezonin e ri.

Mesfushori fierak vendosi ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin Blu dhe vazhdimin e karrierës në Gjermani.

FK Dinamo e falenderon Kolgegën për kontributin e tij në ekip dhe i uron suksese në karrierë!

Dinamo.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023559808731079
array(1) { ["section"]=> string(82) "nuk-pritej-zyrtarisht-tjeter-largim-i-befasishem-nga-klubi-kryeqytetas-foto-172861" }