Nuk respektoi masat anti-Covid në dasmë, kërcet gjoba 10 milionëshe për pronarin e lokalit në Berat

Publikuar tek: aktualitet, më 09:33 06-08-2020 Nuk respektoi masat anti-Covid në dasmë, kërcet gjoba 10 milionëshe për pronarin e lokalit në Berat Foto ilustruese

Policia ka gjobitur me 10 milion lekë pronarin e një lokali në Berat, pasi ka organizuar dasmë në kundërshtim me rregullat e Covid.

Gjoba i është vënë pronarit me iniciale I.D.

"Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën nacionale Berat - Lushnjë, një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin I. D., banues në Berat, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Beratit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011430025100708
array(1) { ["section"]=> string(105) "nuk-respektoi-masat-anti-covid-ne-dasme-kercet-gjoba-10-milioneshe-per-pronarin-e-lokalit-ne-berat-216246" }