Nuk ruajti të dhënat personale të klientëve të vet, British Airways gjobitet nga BE me 230 milionë dollarë

Publikuar tek: bota, më 10:08 17-07-2019 Nuk ruajti të dhënat personale të klientëve të vet, British Airways gjobitet nga BE me 230 milionë dollarë

Kompania ajrore British Airways do të përballet me një gjobë rekord prej 230 milionë dollarësh, pasi rrezikoi të dhënat personale në faqen e internetit për 500 mijë përdoruesit dhe klientët e vet.

Kjo do të ishte ndëshkimi më I madh për shkeljen e privatësisë i njohur si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave që hyri në fuqi vitin e kaluar në BE.

Zyra e komisionerit të informacionit në Britaninë e Madhe tha se siguria e dobët në rrjet, lejoi përdoruesit të devijonin nga British Airways website, në një faqe mashtruese që nga qershori 2018. Rregullatori tha se kompania do të ketë një shanc për të kundërshtuar gjobën e vendosur.

Gjoba është gati 1.5 përqind e të ardhurave vjetore të kompanisë ajrore. “Ne jemi të surprizuar por edhe të zhgënjyer për këtë gjobë” tha CEO I British Airways Alex Cruz. “Ne u përgjigjëm shpejt për këtë akt për të vjedhur të dhënat e klientëve. Por nuk gjetëm prova të aktivitetit të vjedhjes”.

“Të dhënat personale të njerëzve, janë personale. Kur një organizatë dështon të mbrojë ato, nuk mbetet më asgjë” tha komisionerja për informacionin Elizabeth Denham në një deklarëtë. “Ligji është I qartë, kur ju merrni të dhënat personale ju duhet ti ruani ato”.

Zyra e komisionerit është bërë një rojtar I hapësirës digjitale. Vitin e kaluar, Facebook u dënua me një ghobë prej 500 mijë paundsh pas skandalit Cambridge Analytica, më e madhja gjobë e vendosur që kur rregullorja ka hyrë në fuqi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027390956878662
array(1) { ["section"]=> string(112) "nuk-ruajti-te-dhenat-personale-te-klienteve-te-vet-british-airways-gjobitet-nga-be-me-230-milione-dollare-172467" }