‘Nuk shkojmë në Bruksel për t’i bërë favore Serbisë’, Hoti: Marrëveshja do përfundojë me njohje reciproke

Publikuar tek: rajon, më 08:55 05-12-2020 ‘Nuk shkojmë në Bruksel për t’i bërë favore Serbisë’, Hoti: Marrëveshja do përfundojë me njohje reciproke

Më 10 dhjetor pritet që të rifillojnë takimet ndërmjet shefave të delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi se delegacioni i Prishtinës nuk shkon në Bruksel për t’i bërë favore Serbisë.

“Ne dialogun në Bruksel e filluam në korrik me një qartësi besoj të plotë , në Samitin e Parisit, të organizuar nga Presidenti i Francës dhe kancelaria gjermane. Dhe aty në atë Samit me insistimin tonë ne vendosëm dy çështje në tavolinë dhe kërkuam dakordim.

Dhe ka dakordësi për ata që është e para që marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe dialogu duhet të jetë i kufizuar në kohë. Dhe kjo kohë është çështje muajsh. Procesi i dialogut dhe ndryshimet që ndodhën në zonat e specializuara, janë çështje të ndara sepse ne nuk shkojmë në Bruksel për ti bërë favore Serbisë.

Ne shkojmë në Bruksel për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës dhe ky interes është që kjo marrëveshje të mbyllet sa më para me njohje reciproke”,tha Hoti për ‘oraneës’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zëvendësoi Irenejn, preket nga koronavirusi kreu i përkohshëm e Kishës Ortodokse të Serbisë, dërgohet në spital
»
Article Logic
Execution time: 0.0064499378204346
array(1) { ["section"]=> string(108) "nuk-shkojme-ne-bruksel-per-t-i-bere-favore-serbise-hoti-marreveshja-do-perfundoje-me-njohje-reciproke-230247" }