‘Nuk shtyhet jeta me LAVDE GOJORE për Skënderbeun’, debat mes Spiropalit dhe Bushatit, ministrja: Nipi i Hysni Kapos, nuk më intimidon dot

Publikuar tek: aktualitet, më 22:21 24-09-2020 ‘Nuk shtyhet jeta me LAVDE GOJORE për Skënderbeun’, debat mes Spiropalit dhe Bushatit, ministrja: Nipi i Hysni Kapos, nuk më intimidon dot

Ministrja Elisa spiropali dhe gazetari Andi Bushati janë përfshirë në një debat të ashpër në emisionin “Open”.

Debati nisi kur Spiropali i tha gazetarit Bushati se ka mbështetur në Kosovë partinë që është kundër SHBA-së, ndërsa Bushati ia ktheu se “nuk kalohet jeta me lavde gojore për Skënderbeun”.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Ti mbështet një parti në Kosovë që del me flamur kundër Amerikës dhe ajo parti tashmë ka rënë në fund.

Bushati: Çfarë po thua se s’po të marr vesh.

Spiropali: Në një status krahasonit zonjën Kim me Elisa Spiropalin. Duhet të dish që zonja Kim është përfaqësuese e SHBA-së për të cilën ne kemi shumë nevojë.

Bushati: Akoma e shikon të folurën në publik si mashtrim. Unë kam mendim të lirë.

Spiropali: Nuk është e vërtetë mendimi jot.

Bushati: Kam të vërtetat e mia. Ju nuk guxoni të thoni të vërtetat tuaja.

Spiropali: Edhe ne themi të vërteta tona.

Bushati: Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skëndërbeun

Spiropali: Nipi i Hysni Kapos, nuk më intimidoni.

Bushati: E humbët, po ju merret goja. Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun.

Spiropali: Keni një femër përpara dhe flisni më këtë gjuhë.

Bushati: Po ju citoj juve. Ju i keni thënë Skënderbe.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012870073318481
array(1) { ["section"]=> string(139) "nuk-shtyhet-jeta-me-lavde-gojore-per-skenderbeun-debat-mes-spiropalit-dhe-bushatit-ministrja-nipi-i-hysni-kapos-nuk-me-intimidon-dot-221564" }